Simptoma e re koronavirusit/ Ja te cilët persona gjendet sipas ekspertëve

Pavarësisht se deri tani ekzistojnë tre simptoma kryesore të infektimit nga COVID-19, hulumtimi i ri ka gjetur se njerëzit me shëndet të lig, e të moshuarit, gjithashtu mund të përjetojnë delir ose konfuzion nëse preken nga virusi.

Akoma nuk dihet arsyeja nga shkencëtarët se përse mosha mbi 65 vjeç nëse infektohen, ku normalisht shkakton ulje të imunitetit , kanë më shumë gjasa të kenë këtë simptomë, raporton BBC.

Shkencëtarët paralajmërojnë mjekët që të shikojnë për shenja konfuzioni, përgjumje ose sjellje të çuditshme në këtë grupmoshë sepse mund të jetë një shenjë e hershme e Covid-19.

Një në pesë pacientë, në studimin e 800 njerëzve me Covid, kishte delirin si simptomën e tyre të vetme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*