Vritet 1 ushtar amerikan në Afganistan, talebanët sulmuan patrullën

Një pjesëtar i shërbimit të SHBA-së është vrarë gjatë një aksioni në Afganistan, raporton ushtria amerikane.

Zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje, në njoftimin më 23 dhjetor.

Emri i ushtarit u mbajt në fshehtësi derisa të njoftohen anëtarët e familjes, raporton Rel.

AFP raportoi se grupi militant taliban, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj trupave të SHBA-së.

Përmes një mesazhi në WhatsApp për agjencinë e lajmeve AFP, zëdhënësi i talIbanëve, Zabihullah Mujahid, tha se kryengritësit “sulmuan një automjet amerikan në rrethin Char Dara të Kunduzit”.

Të paktën 20 pjesëtarë të shërbimit të huaj janë vrarë këtë vit në Afganistan, dhe më shumë se 2.400 pjesëtarë të forcava amerikane kanë vdekur në konfliktin gati 18-vjeçar.

Rreth 20.000 trupa të huaj – prej tyre 12.000 deri 14.000 nga Shtetet e Bashkuara – janë në Afganistan si pjesë e një misioni të NATO-s të drejtuar nga SHBA, për të trajnuar, ndihmuar dhe këshilluar trupat lokale.

Forcat e SHBA-së gjithashtu kryejnë operacione kundër terrorizmit ndaj grupeve militante islamike, përfshirë Al-Kaedën dhe talibanët.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po kërkon të përfundojë konfliktin dhe të tërheq trupat e SHBA-së nga vendi për të përmbushur një premtim të fushatës zgjedhore që ai e bëri në vitin 2016.

I dërguari i posaçëm i Paqes, Zalmay Khalilzad është takuar disa herë me krerët e talibanëve duke thënë se marrëveshja e armëpushimit mund të arrihet shumë shpejtë.

Sidoqoftë, Trump në shtator, anuloi një takim sekret në Shtetet e Bashkuara që duhej të përfshinte krerët talebanëve, pasi grupi militant kreu një sulm me makinë bombë në Kabul që vrau 12 njerëz, përfshirë një ushtar amerikan.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*