Von der Leyen braktis Samitin e BE-së, futet në karantinë

Më pak se një orë pasi nisën punimet, Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se po largohej nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, sepse ajo kishte qenë në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv me Covid.

Von der Leyen njoftoi se do të shkonte në karantinë, pasi ishte vërtetuar se ka kontakt me një pacient të infektuar me koronavirus, raportojnë mediat e huaja.

Permes një statusi në “Twitter”, Ursula von der Leyen deklaroi se vetë ishte testuar ndaj koronavirusit dhe kishte dalë negative.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv me COVID-19 këtë mëngjes,” tha ajo.

“Unë vetë jam testuar negativisht. Sidoqoftë, si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*