Vijon trendi zbritës/ Britania njofton 115 vdekje në 24 orë nga COVID-19

Shefat e shëndetësisë njoftuan sot 115 vdekje nga koronavirusi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi plazhet dhe parqet u mbushën me mijëra britanikë duke përfituar nga moti i nxehtë, në ditën e parë të lehtësimit të masave.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë nuk kanë lëshuar ende numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid-19, i cili shpesh është më i lartë, raporton Dailymail.

Numri paraprak llogaritet duke shtuar të gjitha azhurnimet individuale të ofruara nga secili prej kombeve.

Shëndeti Publik në Angli regjistroi 108 vdekje në spitale. Uellsi 5 vdekje të reja në të gjitha mjediset, ndërsa Skocia dhe Irlanda Veriore regjistruan nga një secila, duke e rritur numrin zyrtar të viktimave në 38.604.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*