Vijon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 90 mijë testime të kryera, kanë rezultuar të prekur me Covid 1648 persona, ku gjithashtu raportohen dhe 24 viktima.

Me shifrat e sotme, që nga nisja e pandemisë vendi fqinj numëron mbi 313 mijë të infektuar dhe 35.875 viktima.

Situata më e rënduar në ditën e fundit ishte në Campania, ndërkohë që nuk kishte asnjë rajon pa raste të prekurish.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*