Veprimet e Kinës në Hong Kong dhe Xinjiang/ Sekretari Pompeo takohet me kryeninistrin Johnson

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe kryeministri britanik Boris Johnson diskutuan veprimet e Kinës në Hong Kong dhe trajtimin e saj ndaj muslimanëve në Xinjiang.

“Ata folën për çështjet e përbashkëta të sigurisë globale dhe politikave të jashtme, përfshirë veprimet e Kinës në Hong Kong dhe Xinjiang, situatën në Iran dhe Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme,” tha Downing Street, raporton Reuters.

“Kryeministri dhe Sekretari i Shtetit gjithashtu nënvizuan angazhimin e tyre për të negociuar një Marrëveshje të fortë të Tregtisë së Lirë mes Britanisë dhe SHBA-së, e cila përforcon ekonomitë e të dy vendeve.”

Johnson dhe Pompeo nënvizuan rëndësinë e aleancës së inteligjencës Five Eyes të udhëhequr nga SHBA.

Johnson ngriti gjithashtu si problem i pazgjidhur vdekjen e britanikut 19-vjeçar Harry Dunn i cili u vra në përplasje rrugore me gruan e një diplomati amerikan.

“Kryeministri përsëriti nevojën për të bërë drejtësi për Harry Dunn dhe familjen e tij,” tha Downing Street.

“Ai tha se ekzistonte një ndjenjë e fortë midis njerëzve të Britanisë së Madhe që drejtësia duhet të jepet.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*