‘Vdekje gënjeshtarëve!’/ Protesta masive kundër regjimit iranian, pasi pranuan sulmin me raketa

Iranianët janë mbledhur në rrugët e Teheranit për të kërkuar dorëheqjen e Ayatollah Seyed Ali Khamenei, pasi regjimi pranoi se kishte qëlluar gabimisht një avion pasagjerësh.

Turmat e zemëruara u mblodhën të shtunën natën duke brohoritur ‘vdekje gënjeshtarëve’ dhe duke bërë thirrje që udhëheqësi suprem i vendit, të hiqte dorë nga gabimi ushtarak tragjik, Dailymail.

Ajo që filloi si vajtim për jetët e iranianëve të humbura gjatë fluturimit, u kthye shpejt në zemërim dhe protestë kundër regjimit, ku policia shpejt u përgjigj me gaz lotsjellës në përpjekje për të prishur protestat.

Fluturimi 752 i Airlines Ukrainian mbante 176 persona, të paktën 130 prej tyre shtetas iranianë, kur u qëllua nga forcat e pafat të mbrojtjes ajrore të Gardës Revolucionare Irani, menjëherë pasi avioni u ngrit nga Teherani në 8 Janar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*