Vaksinohen kundër Covid-19 dy mijë banorë e parë të Moskës

Antalya, TURKEY - August 11, 2020. The Covid-19 coronavirus vaccine produced in Russia named Sputnik-V.

Rusia ka nisur fushatën e vaksinimit në masë të popullatës ndaj Covid-19.

Kryebashkiaku i Moskës njoftoi se rreth 2 mijë banorë të kryeqytetit kanë marrë dozën e parë të “Sputnik V” gjatë fundjavës.

Moska është qyteti i parë në Rusi që nisi imunizimin e gjerë të popullatës pas urdhërit të presidentit, Valdimir Putin.

Javën e kaluar shefi i Kremlinit tha se mbi 2 milionë doza duhet të vendosen në dispozicion brenda pak ditësh për të bërë të mundur vaksinimin në masë të qytetarëve.

Në Moskë, vaksina është e disponueshme për grupet e riskut si mësues, personel shëndetësorë dhe punonjës të bashkisë.

Shteti rus pretendon se “Sputnik V” ka efektshmëri deri në 90% në mbrojtjen e personave nga koronavirusi I ri, edhe pse faza e tretë e testeve klinike është ende në zhvillim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*