
Zyrtarët britanikë autorizuan të mërkurën një vaksinë për COVID-19 për përdorim emergjent, duke i dhënë dritën e blertë vaksinës së parë në botë kundër virusit dhe duke hedhur një hap të madh drejt dhënies fund pandemisë.
Leja për vaksinën e zhvilluar nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë, u dha në një periudhë të rritjes së infektimeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, duke bërë trysni mbi spitalet në disa vende dhe duke detyruar raunde të reja kufizimesh që kanë shkatërruar ekonomitë.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, e cila licencon ilaçe në Mbretërinë e Bashkuar, rekomandoi që vaksina të mund të përdorej pasi që shqyrtimi i rezultateve të provave klinike treguan se vaksina ishte 95 për qind efektive në përgjithësi dhe se ofron mbrojtje të konsiderueshme për të moshuarit.
Help is on its way.
The MHRA has formally authorised the Pfizer/BioNTech vaccine for Covid-19.
The NHS stands ready to start vaccinating early next week.
The UK is the first country in the world to have a clinically approved vaccine for supply.
— Matt Hancock (@MattHancock) December 2, 2020
Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, i tha BBC-së se situata me pandeminë do të përmirësohet në pranverë.
“Tani kemi një vaksinë. Ne jemi vendi i parë në botë që e kemi një vaksinë klinikisht të autorizuar…”, tha ai.
Vendet e tjera nuk janë shumë prapa. Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian gjithashtu po verifikojnë vaksinën Pfizer së bashku me një vaksinë të ngjashme të zhvilluar nga konkurrenti Moderna Inc. Rregullatorët britanikë gjithashtu po shqyrtojnë një tjetër vaksinë të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.
Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, e quajti vendimin e Mbretërisë së Bashkuar “një moment historik”./ VOA/
Be the first to comment