‘Vaksina anti-Covid, ‘ari’ i ri i 2021’/ Interpoli ngre alarmin: Rrezik i lartë i vjedhjes nga grupet mafioze…

Në një intervistë për mediat, shefi i Interpol, Juregen Stock ka ngritur një tjetër shqetësim lidhur me vaksinat kundër COVID-19.

Sipas Stock, vaksinat pritet të pikasen nga grupet mafioze dhe organizatat e tjera kriminale.

“Mund të shohim vjedhje apo sulme të depot e vaksinave. Korrupsioni pritet të jetë i lartë në shumë vende. Një virus që përhapet me shpejtësi, por njëkohësisht kemi edhe një pandemi paralele të krimit”, tha shefi i Interpolit Juergen Stock.

Ai gjithashtu shtoi se grupet kriminale e kanë menduar, mënyrën se si të bëjnë para nëpërmjet vaksinave kundër COVID-19.

“Ata kanë lëvizur shumë shpejt produkte false, antivirale dhe maska false”, tha ai, ndërsa shton se, “kriminelët janë të mirë përgatitur”,- duke e konsideruar vaksinën si “arin” e vitit 2021.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*