Ulen viktimat/ Italia ndër pesë vendet më të goditura në botë gjatë javës

Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar një rritje të infeksioneve dhe një ulje të viktimave.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 684 viktima, ndërkohë që dje ishin 785.

Ndërkohë janë 20709 raste të reja, nga 19350 që ishin dje.

Sipas të dhënave të OBSH-së, Italia ka qenë ndër 5 vendet me më shumë raste me COVID-19 gjatë javës së fundit, me 184 mijë raste në 7 vendet e fundit, 3 mijë raste çdo milion banorë, pas SHBA-së, Indisë dhe Brazilit.

Lombardia rikthehet si rajoni më i goditur me 3425 raste, e ndjekur nga Veneto, Kampania dhe Lacio.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*