Ulen vdekjet/ Italia publikon bilancin ditor të luftës me COVID-19

Në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile në Itali raportuan 71 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit në vend.

Prej ditësh këto shifra kanë ulje ngritjet e tyre, por prej më shumë se 1 javë nuk regjistrohen më shumë se 100 humbje jetësh në ditë.

Rastet e reja kanë pësuar një ulje të lehtë krahasuar me një ditë më parë me 202 të prekur në total, 100 prej të cilëve janë sërish në vatrën italiane të koronavirusit në Lombardi.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34, 114 persona dhe janë infektuar mbi 235 mijë të tjerë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*