U ofruan si vullnetarë për vaksinën ruse kundër Covid-19, pacientët shfaqin efekte anësore

Pas injektimit te njeriu, vaksina ruse kundër koronavirusit ka shkaktuar një trazim në të gjithë botën shkencore, duke u konsideruar si jo e besueshme nga ekspertë të lartë.

Në fazën e fundit të provave, efektet anësore janë konfirmuar në 14% të vullnetarëve që kanë marrë pjesë në injektim, shkruajnë mediet spanjolle.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, i cili shpjegoi se simptomat e zakonshme që u paraqitën tek pacientët ishin ethet dhe dhimbjet e muskujve.

Ai gjithashtu ka thënë se këto lloj ndërlikimesh janë “të parashikueshme” dhe se “ato përshkruhen në udhëzime”.

“Më shumë se 300 njerëz u vaksinuan. 14 përqind e tyre kanë ankesa plogështie, dhimbje të lehta muskulore gjatë ditës dhe ndonjëherë ethe”, tha ministri.

Sipas zhvilluesve të ilaçit anti-COVID-19, imunogjeniteti i ilaçit është i qëndrueshëm dhe do të mbrojë organizmin nga koronavirusi për dy vite.

Testimet pas regjistrimit të vaksinës filluan më 11 gusht, në të cilën janë përfshirë rreth 40,000 vullnetarë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik./ Lajme.net/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*