Turqia ofron ushtrinë për Azerbajxhanin/ Armenia kërkon vullnetarë në front: S’ka zgjidhje diplomatike

Ankaraja nuk do të hezitojë të dërgojë trupa dhe të sigurojë mbështetje ushtarake në Azerbajxhan nëse kërkohet, tha Nënpresidenti turk Fuat Oktay, por me sa duket nuk kishte një kërkesë të tillë për momentin.

Në intervistë për CNN Turk, Oktay nisi gjithashtu një sulm ndaj Grupit të Minskut të OSBE-së, i cili u krijua në 1992 për të ndërmjetësuar në krizën e Kaukazit, që përfshinë Francën, Rusinë dhe SHBA, duke theksuar se ata nuk kërkojnë një zgjidhje dhe ndihmojnë Armeninë si politikisht ashtu edhe ushtarakisht.

Më herët, kryeministri Armen Nicole Pasinian tha se asnjë “zgjidhje diplomatike” nuk ishte e vlefshme në konfliktin me Azerbajxhanin për Nago-Karabakun, duke u kërkuar bashkatdhetarëve të tij të dilnin vullnetarë në front.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*