Turqia nis tërheqjen e anijeve luftarake nga Egjeu/ Ushtria greke monitoron lëvizjet

Përkundër retorikës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duket se Turqia ka vendosur të ndryshojë pozicionin e saj në Egje.

Burime të forcave ushtarake greke, raportojnë se anijet luftarake turke janë larguar nga Egjeu, ç’ka konsiderohet si një shenjë e de-përshkallëzimit të tensionit të krijuar pas lëshimit të NAVTEX turke që pushtoi një zonë në juglindje të Kastelorizo, brenda raftit kontinental Grek, në mënyrë që Oruc Reis të synonte hidrokarburet.

Ndërkohë, e ankoruar në brigjet e Antalia mbetet Oruc Reis, i cila nuk ka lundruar në zonën që Ankaraja u përpoq të bllokonte.

Sidoqoftë, flota greke mbetet në vend, duke monitoruar lëvizjet e anijeve turke.

Më herët Rexhep Tajip Erdogan, lëshoi kërcënime në të gjitha drejtimet.

“Ose dilni në fushë ose nëse nuk keni një qëllim të tillë, filloni negociatat sa më shpejt të jetë e mundur, ” tha Erdogan, duke theksuar se “ne nuk kemi aspirata për tokë, det dhe burime natyrore, por ne nuk lejojmë askënd të cënojë interesat dhe të drejtat tona “.

Duke komentuar reagimet e ndërkombëtarëve, Erdogan tha se zhurma e këtyre vendeve ditët e fundit nuk lidhet as me Hagia Sofia dhe as Mesdheu Lindor, por me ekzistencën e popullit turk dhe muslimanëvë në këtë gjeografi.

Presidenti turk pretendoi se tha se Ankaraja i zhgënjeu ata që prisnin që ajo të përulej, duke thënë se po mbronte të drejtat e vetes dhe miqve të saj për tokë, det dhe ajër.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*