Turqia konfirmon 22 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, në Turqi janë konfirmuar 22 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 1.014 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë në Turqi njoftoi se gjithashtu janë shëruar 2.219 persona, ndërsa numri pacientëve që kanë fituar betejën me COVID-19 ka shkuar në 185.511 raste.

Aktualisht, 172 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, sipas mediave të huaja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*