Tjetër rekord global/ OBSH njofotn mbi 292,000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetit raportoi një rritje rekord në rastet globale të koronavirusit, me gjithsej një rritje për 292.527 infeksionesh.

Rritjet më të mëdha ishin nga Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Afrika e Jugut, sipas një raporti të përditshëm. Gjithashtu u shënuan 6.812 vdekjet në 24 orët e fundit.

Rekordi i mëparshëm i OBSH për rastet e reja ishte 284.196 në 24 korrik.

Vdekjet u rritën me 9.753 në 24 korrik, rritja e dytë më e madhe një-ditore e ndodhur ndonjëherë.

Vdekjet kanë qenë mesatarisht 5.200 në ditë në korrik, nga mesatarja prej 4,600 në ditë në qershor.

Gati 40 vende kanë raportuar rritje rekorde një-ditore në infeksionet e koronavirusit gjatë javës së kaluar, rreth dyfishit të numrit që e bëri atë javën e kaluar, sipas një raporti Reuters që tregon një rritje të pandemisë në çdo rajon të botës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*