Tërheqje e trupave amerikanë nga Afganistani, ushtarakët: S’ka urdhëra, mbetemi plotësisht të përkushtuar

Tërheqje e trupave amerikanë nga Afganistani, ushtarakët: S’ka urdhëra, mbetemi plotësisht të përkushtuar

Zyrtarët ushtarakë amerikanë, i thanë sot Zërit të Amerikës, se nuk kanë marrë urdhra për të ulur nivelin e trupave në Afganistan dhe se ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj partnerëve afganë, për të arritur objektivat e tyre të sigurisë.

Megjithatë, zyrtarët në Afganistan konfirmuan për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin mijëra trupa nga vendi, duke këmbëngulur se këto plane rrjedhin nga një mirëkuptim i ndërsjellë midis dy vendeve aleate, raporton VOA.

Të shtunën, media amerikane njoftoi se administrata e Presidentit Trump, synon të zvogëlojë numrin e forcave amerikane në Afganistan me rreth 4,000 trupa.

Burime në Kabul i thanë Zërit të Amerikës se procesi i tërheqjes pritet të fillojë brenda tre muajve “në varësi të realitetit në terren”, megjithëse nga qeveria afgane nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se kur mund të ndodhë kjo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*