Tensionet Turqi-Greqi/ Sekretari i Shtetit Pompeo vizitë dy-ditore në Athinë  

Në orët e para të së hënës, Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, pritet të mbërrijë në Greqi, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.

Sipas informacioneve, kjo vizitë ka për qëllim të vulosë marrëdhënien e mirë mes dy vendeve dhe për t’i dhënë drejtim çështjes me Turqinë për tensionet në Mesdheun Lindor.

Pompeo do të marrë pjesë në një seminar në Selanik mbi shkencën dhe teknologjinë për të vijuar më pas vizitën në Kretë, raportojnë mediat greke.

Për të vërtetuar miqësinë e mirë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Pompeo do të pushojë në shtëpinë e kryeministrit grek, në Hania.

Kjo është një tjetër shenjë për zgjidhjen e situatës me Turqinë, vizitë që i paraprin edhe takimit në Bruksel të liderëve të BE-së.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*