Tensionet me Armeninë/ Turqia dhe Azerbajxhani do kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Turqia dhe Azerbajxhani do të kryejnë një stërvitje ajrore dhe tokësore nga data 1-10 gusht ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes në Turqi.

Në stërvitjen e paralajmëruar do të marrin pjesë avionë luftarak dhe helikopterë nga të dyja vendet përkatëse.

Stërvitja, e cila do të mbahet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah, do të përfundojë më 10 gusht.

Ndërkaq, stërvitja e forcave tokësore do të mbahet në Baku dhe Nakhchivan më 1-5 gusht. Gjatë stërvitjes do të ekzekutohen urdhra të ndryshëm dhe do të bëhen gjuajtje me automjete të blinduara, topa dhe mortaja në objektiva të improvizuara.

Kjo lëvizje vjen vetëm disa kohë pasi Azerbajxhani kishte një konflikt të fortë ushtarak me Armeninë në zonën e Nagoroh-Karabakut, ku mbetën  disa të vrarë nga të dyja palët.

Turqia ka mbështetur Azerbajxhanin sepse ajo ka një konflikt që daton në vitin 1915 ku Xhontuqit vranë mijëra armen, është cilësuar një gjenocid, dhe nga ajo kohë marrëdhëniet Turko-Armene janë të tendosura.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*