‘Të largohen anijet luftarake nga Mesdheu Lindor’/ Pompeo: Kusht për fillimin e dialogut Greqi-Turqi  

Lidhur me tensionet në rritje mes dy vendeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Greqisë dhe Turqisë të ulen në dialog për të zgjidhur përplasjen për kufirin detar.

Në një vizitë të jashtëzakonshme drejt Qipros, Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo u shprehet se tërheqja e anijeve luftarake nga rajoni i Mesdheut Lindor është një kusht i domosdoshëm në mënyrë që dialogu të fillojë.

“Gjërat që po ndodhin sot në Mesdheun Lindor janë të rëndësishme dhe unë dua të kem mundësinë të flas me udhëheqësit atje në Qipro për vizionin e tyre, qëllimet e tyre dhe gjëra që ata do të donin të bënin. Mosmarrëveshjet detare të zgjidhen në mënyrë diplomatike dhe paqësore.

Gjermanët kanë bërë një punë të mirë duke u përpjekur diplomatikisht t’i bindin ata të fillojnë bisedimet. Ne shpresojmë që anijet luftarake atje të tërhiqen në mënyrë që bisedimet të mund të zhvillohen” tha ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*