‘Të dhënat personale të TikTok shkojnë direkt në Kinë’/ Pompeo mbështet propozimn e Trump  

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo mbështeti propozimin e bëra nga presidenti amerikan Donald Trump për të ndaluar rrjetin social, TikTok.

Duke folur për Fox News, ai tha se përdorimi i këtij aplikacioni i ekspozon të dhënat personale të amerikanëve.

Sipas tij, këto të dhëna shkojnë direkt te qeveria kineze.

TikTok është një fenomen mediatik, por Trump ka bërë thirrje për ndalimin e tij mes shqetësimit për sigurinë kombëtare nga të dhënat personale që grumbullon aplikacioni.

Microsoft ishte në bisedime për të blerë degën amerikane të TikTok, por këto bisedime janë ndërprerë, raporton BBC.

Pompeo tha se Trump do të prezantojë masa të forta në ditët në vazhdim për të kufizuar rrezikun e kompanive të softuerëve ndaj sigurisë kombëtare.

Ai kritikoi edhe ata drejtues kompanish që thanë se nuk e dinin se Partia Komuniste Kineze po grumbullon të dhënat personale të amerikanëve dhe se po vjedh pronën intelektuale të SHBA.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*