Tajvani ndryshon modelin e pasaportës, zvogëlon fjalët ‘Republika e Kinës’

Ndryshime të dukshme në modelin e pasaportës janë njoftuar nga zyrtarët tajvanezë, duke e shkruar fjalën “Tajvan” më të madhe dhe duke zvogëluar fjalët “Republika e Kinës”.

Sipas autoritetet tajvaneze, ridizajnimi është bërë për të ndaluar konfuzionin midis shtetasve të saj dhe qytetarëve të Kinës.

Për të gjitha qëllimet praktike ishulli është një shtet i pavarur, por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur.

‘Kjo nuk do ta ndryshonte Tajvanin të ishte një pjesë e patjetërsueshme e Kinës’ është shprehur një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Pekinit.

Zyrtarët zbuluan pasaportat e reja në një ceremoni të mërkurën.

Fjalët angleze Republika e Kinës – emri zyrtar i Tajvanit – është hequr nga koka e kopertinës është vendosur brenda stemës kombëtare me shkronja më të vogla dhe fjala angleze Tajvan është theksuar me shkronja më të mëdha.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit “njerëzit tanë kanë shpresuar që ne mund t’i japim më shumë rëndësi dukshmërisë së Tajvanit, duke shmangur keqkuptimet për ata që gabimisht mendojnë se njerëzit janë nga Kina”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm  i Tajvanit Joseph Wu.

Ndërsa vendet kanë vendosur ndalime udhëtimi në një përpjekje për të luftuar shpërthimin e pandemisë, ata kanë vendosur të njëjtat kufizime për udhëtarët nga Tajvani si për ata nga Kina, kanë thënë autoritetet.

Përhapja e Covid-19 e ka rikthyer në vëmendje mosmarrëveshjen në Tajvan.

Ndërsa ka fituar vlerësime ndërkombëtare për trajtimin e krizës shëndetësore, ai nuk është anëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kina nuk e ka lejuar atë të marrë pjesë në asnjë takim të OBSH-së që nga viti 2016.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*