Sulmuan llogaritë zvicerane/ Arrestohet grupi i hakerave ‘Infinity Black’  

Me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, policia polake dhe zvicerane, zbuluan grupin e hakerëve Infinity Black, i përfshirë në shpërndarjen e të dhënave të vjedhura të përdoruesve konfidencialë, krijimin dhe shpërndarjen e programeve dhe mjeteve keqdashëse për hakim dhe mashtrim.

Sipas Europol, më 29 prill, policia polake bastisi gjashtë lokacione në pesë rajone polake dhe arrestoi pesë anëtarë të grupit ‘Infinity Black’.

Policia sekuestroi pajisje dhe disqe të jashtme dhe harduer për kriptovaluta në vlerë rreth 100,000 euro.

Hakerët kishin krijuar një skenar të sofistikuar për të përfituar një numër të madh të llogarive të përdoruesve zviceranë.

Megjithëse humbjet vlerësohen në 50,000 euro, hakerët kishin qasje në llogari me humbje të mundshme prej më shumë se 610,000 euro.

Policia ka mbyllur dy platforma të bazave të të dhënave me më shumë se 170 milionë hyrje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*