Sulmohet nga ajeri grupi taleban/ Vriten 45 persona në Afganistan, mes tyre civilë

Sulmet ajrore në Afganistanin Lindor vranë 45 persona , shënjestra kryesore ishin 6 ushtarak të lartë të grupit Taleban .

Nga sulmet raportohen se janë 8 civilë të vdekur aksidentalisht,autoritetet zyrtare thanë se sulmet ishin përqendruar drejtë një grupi terrorist Taleban.

Ali Ahmad Faqir Yar, guvernatori i rrethit Adraskan në provincën lindore afgane të Herat, tha se “Dyzet e pesë njerëz ishin vrarë deri më tani në sulmet ajrore nga forcat e sigurisë në zonën Kham Ziarat. Talibanët ishin midis atyre të vrarë,” tha ai.

Ishte e paqartë se sa prej 37 personave të mbetur ishin civilë dhe sa ishin anëtarë të Talibanëve.

Qari Mohammad Yousuf Ahmadi, një zëdhënës i Talibanëve, tha në një deklaratë dy sulme ajrore në Herat vranë tetë civilë dhe u plagosën 12. Dy zyrtarë lokalë konfirmuan se kishte pasur dy raunde sulmesh ajrore.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanitu shpreh se -“Rezultatet e hetimit do të ndahen me publikun dhe mediat. Forcat Kombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë kanë përgjegjësinë për të mbrojtur jetën dhe pronën e njerëzve, në këtë drejtim, ata përdorin të gjitha mundësitë dhe nuk do të kursejnë asnjë përpjekje “, thuhet në një deklaratë.

Habib Amini, një zyrtar lokal në rrethin Guzara fqinj, konfirmoi incidentin dhe tha se 45 njerëz u vranë dhe u plagosën më shumë.

Forcat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan nuk ishin pjesë e sulmit të ndodhur në veriun e Afganistanit.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*