Sulmet kibernetike ndaj BE-së/ Miratohen sanksionet evropiane kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar sanksionet e para kundër disa sulmuesve kibernetikë, duke shënjestruar kështu katër shtetas rusë dhe një njësi të agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU).

Në listën e sanksioneve të bllokut evropian përfshihen edhe dy subjekte me bazë në Kinë dhe Korenë Veriore si dhe dy shtetas kinezë.

Masa kufizuese do të merren kundër gjashtë individëve dhe tri subjekteve “përgjegjëse për apo të përfshira në disa sulme kibernetike”, duke përfshirë përpjekjet e vitit 2018 për qasje në Organizatën për Ndalim të Armëve Kimike, ka thënë Këshilli Evropian përmes një deklarate më 30 korrik.

Sanksionet përfshijnë ndalesë në udhëtim dhe ngrirje të aseteve është thënë në deklaratë, duke shtuar se shtetasve të BE-së u ndalohet që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, të kenë qasje te shënjestrat.

Pjesë e të sanksionuarve është edhe Qendra Kryesore për Teknologji e GRU-së, e cila sipas BE-së është përgjegjëse për sulmet kibernetike “me ndikim të madh” ndaj bllokut evropian, anëtarëve të saj dhe shteteve tjera.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*