Sulm terrorist me bombë/ Vriten 10 civilë në Afganistan, mes tyre dy gra dhe tre fëmijë

Së paku 10 civilë humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u sulmua me bombë, në provincën Khost të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në qarkun Ali Sher, mëngjesin e së martës, raporton Rel.

Viktimat përfshijnë tre fëmijë, dy gra dhe pesë burra, tha Rahimi.

Talib Mangal, zëdhënës i guvernatorit të provinës, tha se të gjitha viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje.

Autoritetet i fajësuan militantët talibanë për sulmin.

Grupi nuk ka komentuar ende.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha përmes një deklarate se “është thellësisht i shqetësuar për nivelet e papara të dhunës” kundër civilëve afganë.

Ky mision ka dokumentuar 2,563 të vrarë dhe 5,676 të plagosur në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*