Situata me pandeminë/ SHBA dërgon delegacion të nivelit të lartë në Tajvan

Qeveria amerikane tha se do të dërgojë zyrtarë të lartë në Tajvan, për të diskutuar situatën me pandeminë e koronavirusit dhe çështje të tjera.

Sekretari amerikan i shëndetësisë, Alex Azar tha se ai do të udhëheq delegacionin në Tajvan, raporton Rel.

Azar do të jetë zyrtari i rangut më të lartë të kabinetit amerikan që viziton ishullin që nga viti 1979, raporton New York Times.

Azar tha se ai do të diskutojë mbi situatën epidemiologjike në Tajvan.

Përgjigja e Tajvanit ndaj pandemisë ka marrë lëvdata ndërkombëtare, por Kina ka kërkuar të mbajë ishullin vetëqeverisës jashtë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Vizita amerikane mund të përshkallëzojë tensionet me Kinën, e cila e konsideron Tajvanin si një rajon rebel që duhet të ribashkohet me territorin e Kinës- edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*