‘Shpërthime çdo vit’/ Krye-eksperti britanik: Koronavirusi ndoshta nuk do zhduket kurrë

Koronavirusi ndoshta nuk do të zhduket kurrë dhe vaksina nuk do e ndalojë komplet.

Kështu deklaroi krye-eksperti i qeverisë britanike, Sir Patrick Vallance.

Ai po fliste në Dhomën e Lordëve sot, kur tha se koronavirusi do të bëhet si gripi dhe do të shkaktojë shpërthime çdo vit.

Vallance tha se ekspertët dhe ministrat nuk duhet të bëjnë premtime të tepruara dhe duhet të jenë realistë për vaksinën.

Sipas tij, shanset që vaksina të dalë përpara pranverës janë të pakëta. Krye-shkencëtari britanik tha se vaksina mund ta dobësojë virusin, por nuk do e ndalojë plotësisht.

Vallance tha se beson sërish se pandemia e gripit është kërcënimi më i madh ndaj Britanisë së Madhe. Sipas tij, shqetësues janë viruset që i rezistojnë antibiotikëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*