
Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në një fabrikë demontimi në Casalbordino, në provincën Chieti në Itali, të paktën tre persona kanë gjetur vdekje.
Sipas informacioneve, shpërthimi u regjistrua rreth 2.30 të pasdites së sotme.
Autoritetet shëndetësore, njoftojnë se nuk ka persona të tjerë të lënduar siç u frikësua në fillim, aq sa shumë ambulanca ishin dërguar nga spitalet e Lanciano, Vasto dhe Ortona, si dhe helikopteri i shpëtimit nga Pescara.
“Shpërthimi ndodhi në një fabrikë municionesh e cila ndodhet pranë zonës detare”, shpjegoi kryetari i bashkisë. “Tani ata më ndaluan sepse ne jemi duke evakuuar zonën – shtoi Marinucci – “Konfirmoj se ka viktima: ata më thanë se ka tre vdekje”.
Be the first to comment