Shpërthen Diplomacia kosovare! Personalitetet amerikane, telefonojnë ministren Haradinaj në ditën historike

Në ditën e vaçantë të përvjetorit historik të Kosovës, Ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj, ka marrë një seri telefonatash nga personalitetet e larta amerikane, ku kanë shprehur vlerësime për rrugën drejt konsolidimit të shtetit.

Në një postimi Facebook, ministrja Haradinaj ka sqaruar se ka pasur telefonata të rëndësishme me personalitetet të ndryshme amerikane si ish-Sekretaren Amerikane të shtetit Madeleine Albright, ish Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjeneralin Wesley Clark si dhe z. Matthew Palmer, Zëvëndës-Ndihmës Sekretar i ShBA-ve dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Haradinaj ka treguar se e ka i ka rikonfirmuar z. Matthew Palmer, se aleanca strategjike dhe historike e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është boshti i çdo të arriture tonë si shtet.

Gjithashtu Znj. Haradinaj ka publikuar edhe telefonatat që ka pasur me ish-Sekretaren Amerikane të shtetit Madeleine Albright, ish Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjeneralin Wesley Clark, ku i ka quajtur dy nga personalitetet kyçe që i dhanë kuptim dhe jetësim rrugëtimit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

‘I falënderova nga zemra, për besimin dhe përkrahjen e popullit të Kosovës në kohën e duhur dhe për mbështetjen në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë’, shkruaj Haradinaj.

Postimi I plotë:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me z. Matthew Palmer, Zëvëndës-Ndihmës Sekretar i ShBA-ve dhe Përfaqësues Special…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E premte, 12 qershor 2020

Emrat Albright dhe Clark janë të shkruar në themelet e shtetit të Kosovës! Është nder i veçantë, që sot në përvjetorin…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E premte, 12 qershor 2020

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*