Shifra të larta infeksionesh në Greqi/ Konfirmohen 8 viktima nga COVID-19  

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja ditore me Covid.

Në vendin fqinj kanë humbur jetën 8 persona dhe janë raportuar të infektuar me Covid 303 raste të reja.

Me shifrat e sotme në Greqi, nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 20142  ndërsa kanë humbur jetën 417 persona.

Sipas autoriteteve shëndetësore bëhet me dije se 83 pacientë po trajtohen të intubuar ndërkohë që 227 pacientë janë liruar nga ICU.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*