Shefi i Pentagonit sqaron letrën e publikuar në media: Nuk ka asnjë vendim për të lënë Irakun

Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku, tha të hënën, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper, pas raportimeve nga Reuters dhe media të tjera, të një letre ushtarake amerikane, që informonte zyrtarët e Irakut për ripozicionimin e trupave, në përgatitje për t’u larguar nga vendi.

Zhvillimet vijnë pas pasojave të një sulmi me drone amerikane të urdhëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump, që vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, që shihet gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme e Iranit, pas Liderit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, raporton Reuters.

“Nuk ka asnjë vendim për të lënë Irakun,” u tha Esper gazetarëve të Pentagonit, kur u pyetën për letrën, duke shtuar se nuk kishte asnjë plan për t’u përgatitur për t’u larguar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*