SHBA thirrje Iranit/ Pompeo: Zyrtarët që arrestojnë protestuesit paqësorë, do u kufizohen vizat

Pompeo thotë se SHBA do të kufizojë vizat për zyrtarët iranianë, që arrestojnë protestuesit paqësorë.

Shtetet e Bashkuara do të kufizojnë vizat për zyrtarët e tanishëm ose të mëparshëm iranianë, që abuzojnë ose ndalojnë protestat paqësore, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të enjten, ndërsa Uashingtoni vazhdon fushatën e tij për të bërë presion ndaj Republikës Islamike.

Trazirat në Iran filluan në 15 nëntor pasi qeveria iraniane ngriti papritmas çmimet e karburantit deri në 300%, raporton Reuters.

Protesta u përhap në më shumë se 100 qytete dhe më pas u kthye politike, pasi protestuesit e rinj dhe të klasës punëtore, i kërkuan liderëve fetar të tërhiqen.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*