SHBA mbyll 5 baza ushtarake në Afganistan, si pjesë e marrëveshjes së paqes me talebanët

SHBA mbylli pesë baza ushtarake në Afganistan, si pjesë e një marrëveshje të nënshkruar me Talibanët më shumë se katër muaj më parë, konfirmoi një zyrtar amerikan për Fox News.

Marrëveshja premtoi të tërhiqte të gjitha forcat amerikane nga bazat në 135 ditët e para, tha përfaqësuesi special i Presidentit Trump në bisedime, Zalmay Khalilzad.

“SHBA ka punuar shumë për të realizuar fazën e 1 të angazhimeve të saj në bazë të Marrëveshjes, duke përfshirë zvogëlimin e forcave dhe largimin e pesë bazave. Trupat e NATO-s kanë zbritur në numër proporcional,” tha Khalilzad në Twitter.

<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>We have reached Day 135, a key milestone in implementation of the U.S.-Taliban Agreement. The U.S. has worked hard to carry out the 1st phase of its commitments under the Agreement, including to reduce forces &amp; depart five bases. NATO troops have come down in proportional numbers</p>&mdash; U.S. Special Representative Zalmay Khalilzad (@US4AfghanPeace) <a href=”https://twitter.com/US4AfghanPeace/status/1282833439939592194?ref_src=twsrc%5Etfw”>July 14, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Gazeta afgane Tolo raportoi se pesë bazat amerikane që u mbyllen, ndodhen në provincat Helmand, Uruzgan, Paktika dhe Laghman, në jug dhe lindje të Afganistanit.

Bazat më të mëdha amerikane në Bagram, të vendosura jashtë Kabulit dhe Fusha Ajrore e Kandahar në Afganistanin e Jugut, mbeten të hapura.

SHBA uli numrin e trupave në rajon në 8,600, nga mbi 100,000 në 2010.

Megjithë zvogëlimin e trupave amerikane si pjesë e marrëveshjes, dhuna midis Talibanëve dhe forcave afgane është rritur në muajt e fundit, sipas qeverisë afgane.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*