SHBA i bashkohet BE-së për izolimin e Lukashenkos/ Pompeo: Po koordinohemi për sanksione

BE-së i është bashkuar edhe SHBA për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë së qeverisur nga Alexander Lukashenko dhe zyrtarëve të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit, si dhe dhunës e arrestimit të protestuesve.

Në një deklaratë zyrtare, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë me dije se Uashingtoni zyrtar po koordinohet me partnerët europianë për të vendosur masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve bjellorusë që janë tashmë shkaktarët e tensioneve që kanë përfshirë Minskun.

Gjithashtu Kanadaja dhe Britania do i bashkohen këtyre sanksioneve, ndërsa të parat që kanë ndëshkuar Lukashenkon dhe 29 zyrtarë të tjerë me ndalim hyrjeje, janë 3 vendet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia.

Por nga ana tjetër Presidenti Lukashenko duket se nuk është frikësuar nga këto sanksione, duke patur edhe mbështetjen tashmë të Rusisë.

Ai ka paralajmëruar se Bjellorusia do të përgjigjet me bllokim të rrugëve tregtare në rast se BE vendos sanksione, si dhe do të devijojë eksportet bjelloruse.

Lukashenko refuzon dialogun teksa ka hedhur tezën e një reforme të mundshme kushtetuese.

Ndërkohë kryetarja e opozitës ka refuzuar ndihmën e ndërkombëtarëve, teksa kërkon që çështjen ta zgjidhë vetë Bjellorusia.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*