Sërish rekord infeksionesh në Itali/ Konfirmohen mbi 11 mijë raste të reja me Covid

Rritja e bilancit të rasteve të reja me koronavirusi në Itali, po shënon çdo ditë një rekord të ri.

Në 24 orë te fundit, të infektuarit kanë qenë 11.705 raste, ndërkohë që dje ishin 10.925, raportojnë autoritetet shëndetësore.

Ndërkohë janë shënuar 69 viktima, një rritje nga dita e djeshme ku ishin 47.

Ndërkohë guvernatorët i kanë kërkuar qeverisë mbylljen brenda mesnatës të çdo restoranti dhe lokali, ndërkohë që aktivitetet që nuk shërbejnë në tavolinë duhet të mbyllen brenda orës 18.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*