‘Rusia po furnizon me armë talebanët’/ Pompeo takim urgjent me Lavrovin pas raportimeve të fundit

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo diskutoi situatën në Afganistan me Ministrin e Jashtëm Rus Sergei Lavrov, tha Departamenti Amerikan i Shtetit, pas raportimeve të medieve se Rusia ka ofruar ndihmë ushtarake Talebanëve për të sulmuar forcat amerikane.

Në deklaratën e publikuar nga autoritete Ruse, ky aludim është mohuar menjëherë, dhe akuzat janë krejtësisht të pa bazuara që Rusia furnizon me armatim dhe logjistike forcat rebele të Talebanëve në Afganistan për të sulmuar trupat amerikane.

Zyrtarët e inteligjencës njoftuan këtë muaj Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe ajo menjëherë kërkoi nga Uashingtoni të vendosi kushte dhe sanksione për sektorët e inteligjencës dhe mbrojtjes Rusisë.

Pompeo ka diskutuar në takim edhe problemin e sigurisë në zgjedhje, sepse amerikanët po përgatiten të zhvillojnë procesin e tyre të votimeve në 3 nëntor, zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësimet e tyre për ndonjë ndërhyrje të mundshme nga Rusia, pasi një hetim i Këshillit Special Robert Mueller, Rusia shpalosi një fushatë propagande dhe hakërimi në zgjedhjet e vitit 2016.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*