Rritet numri i të infektuarve dhe ulet ai i viktimave nga Covid-19 në Itali

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë italiane njofton se janë shënuar 25,853 raste të reja me Covid-19, nga 230,007 testime të kryera.

Sipas autoriteteve, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin edhe 722 pacientë të infektuar.

Në krahasim me një ditë më parë shihet një rritje e rasteve të infeksionit, pasi dje ishin 23,232 nga 189 mijë testime të kryera.

Ndërsa rastet e vdekjeve kanë shënuar në rënie ditën e sotme në raport me dje kur humbën jetën 853 qytetarë.

Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 52,306.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi 32 persona të shtruar në kujdes intensiv, ndërsa shtrimet në spitale në pavijonet Covid ranë me 264. Fatmirësisht gjatë këtyre orëve 31,819 fituan betejën me virusin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*