Rriten viktimat dhe infeksionet në Itali nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton 10872 raste të reja me koronavirus.

Me shifrat e sotme, bilanci total i të infektimeve që nga nisja e pandemisë shkon në 1.964.054.

Gjithashtu një rritje ka pësuar dhe numri i viktimave, ku 415 pacientë të tjerë humbën betejën me Covid 19, për një numër të përgjithshëm fatalitetesh që i kalojnë 69 mijë.

Në buletinin ditore të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet për 87 mijë testime të kryera, ndërkohë që niveli i pozitivitetit rritet sërish në shifrat 12.3%.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*