Rriten sërish infeksionet në Itali/ Konfirmohen 4458 raste të reja me COVID-19  

Gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar rritja e infektimeve të reja me Coronavirus në Itali.

Autoritetet italiane kanë njoftuar 4458 infektime të reja kundrejt 3678 të djeshëm ndërsa numri i viktima pëson një ulje të vogël: 22 kundrejt 31 të një dite më parë.

Lombardia vijon të mbetet rajoni më i goditur me 683 raste të reja, ndërsa shqetësim përbën edhe Campania e cila e ka tejkaluar sot teksa numëron 757 raste të reja kundrejt 544 të një dite më parë, raportojnë mediat italiane.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*