Rriten infeksionet/ Maqedonia e Veriut konfirmon 194 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid 19

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka kryer 1697 testime te personat e dyshuar të infektuar me Covid 19,.

Gjatë kryerjes së testimit janë raportuar 194 raste të reja ndërsa kanë humbur jetën dhe 2 pacientë të infektuar nga koronavirusi.

Sot Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 158 pacientë.

Që nga fillimi pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë kryer 188 777 testime gjithsej, janë konfirmuar të infektuar 17 977 persona.

Numri i pacientëve të shëruar është 14959, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2279.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*