Rrëzohet helikopteri në Egjipt, vdesin 8 ushtarakë, 6 prej tyre amerikanë

Pjesë e një misioni paqeruajtës në Egjipt, 8 ushtarakë, ku 6 prej tyre amerikanë, humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin udhëtonin në jug të gadishullit Sinai.

Nga aksidenti tragjik ka shpëtuar një tjetër ushtarak amerikan, i cili u dërgua me urgjencë në Sharm el-Sheikh.

Forcat e koalicionit, të cilat fillimisht raportuan për vdekjen e të gjithë pjesëtarëve të bordit, bëjnë me dije se nuk ka të dhëna për ndonjë sulm ndaj helikopterit, megjithatë një hetim ka nisur.

Paqeruajtësit MFO prej vitesh qëndrojnë në këtë zonë dhe vëzhgojnë paqen e arritur mes Egjiptit dhe Izraelit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*