Rreth gjysmë milioni të prekur nga COVID-19/ Ekspertët amerikan: Jemi pranë pikut  

SHBA numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit arriti sot ( premten) 16.600. Ekspertët thotë se ka shenja shpërthimi i pandemisë mund jetë pranë pikut.  

dhënat e fundit tregojnë se kurba e infeksioneve reja po vjen duke u rrafshuar shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e shpërthimit SHBA, sipas VOA.  

Por amerikanët, thonë ekspertët e mjeksisë, duhet t’i rezistojnë tundimit për të hequr dorë prej distancimit social, tashmë që po shfaqen shenja përparimi në betejën kundër koronavirusit.  

Vdekjet në SHBA, që e rendisin atë në vendin e dytë në botë, për nga numri shënuan shifra rekord të martën e të mërkurën me mbi 1.900 vdekje të raportuara në secilën ditë. Të enjten numri i vdekjeve u rritën në mbi 1.600. Numri i të prekurve në SHBA ka arritur sot në mbi 466,686.  

SHBA po përjeton një “javë shumë të keqe” pasojë e pandemisë COVID-19, tha eksperti i njohur Anthony Fauci. Por ai shtoi gjithashtu se respektimi që publiku amerikan i bëri masave për distancim fizik si dhe kufizimeve të tjera po i ul ndjeshëm parashikimet mbi numrin e vdekjeve nga virusi. Sipas llogaritjeve më të fundit numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka gjasa të shkojë në rreth 60,000 dhe jo në 100 apo 200 mijë sikundër u parashikua ditë më parë tha eksperti amerikan. 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*