Rezulton pozitiv me COVID-19 ministri i tretë brazilian

Ministri i Marrëdhënieve me Publikun në Brazil, Onyx Lorenzoni, tha të hënën se ai testoi pozitiv për koronavirusin e ri.

Ai është ministri i tretë i infektuar me COVID-19 në qeverinë e Presidentit Jair Bolsonaro, i cili gjithashtu testoi pozitiv për sëmundjen më herët në korrik, raporton Reuters.

Në llogarinë e tij në Twitter, Lorenzoni tha që filloi të ndjejë simptoma të enjten e kaluar dhe mori testin e koronavirusit të premten.

Ministri shtoi se ai po mjekohet me një kombinim të barnave që përfshin chloroquine nga e cila trupi i tij po tregon “efekte pozitive”.

Brazili raportoi 2.098,389 raste të konfirmuara të koronavirusit të dielën, me një numër të përgjithshëm të vdekjeve në pothuajse 80,000 viktima.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*