Rëndohet bilanci/ Konfirmohen edhe 107 të infektuar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 107 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Ky është bilanci më rëndë që nga shpërthimi i pandemisë, raporton Rel.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 1,081, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

“Është regjistruar edhe një i vdekur, një burrë 50 vjeç nga Struga me çka numri i të vdekurve ka arritur në 46. Numër më i madh i të infektuarve është regjistruar në Kumanovë (44) Shkup (28) dhe në Prilep (11) ndërsa në 11 qytete tjera ka më pak se dhjetë të infektuar”, thuhet në njoftim.

Në Maqedoninë e Veriut janë kryer 10,422 testime.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*