Rekord infeksionesh në Kroaci/ Konfirmohen mbi 200 raste të reja në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Kroacia ka regjistruar numrin më të madh të të prekurve me virusin COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas autoriteteve, janë regjistruar 208 raste të reja brenda 24 orëve.

Në tre ditët e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të njerëzve që janë pozitivë me koronavirus.

Më 12 gusht pati 130 të infektuar, ndërsa ditën e djeshme u regjistruan 180 raste. Para kësaj, numri i të infektuarve ishte dukshëm më i ulët.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kroaci është 6,258, ku 163 njerëz kanë ndërruar jetë. Shumica e infektuar janë në Zagreb dhe Dalmaci.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*