Qëllohen për vdekje 3 migrantë/ U arratisën nga paraburgimi për tu larguar drejt Evropës  

Të hënën vonë, autoritetet libiane qëlluan për vdekje tre migrantë sudanezë të cilët u përpoqën të iknin nga paraburgimi, në një përpjekje të dështuar për të kaluar Mesdheun drejt Evropës, tha një agjenci e OKB-së.

“Stafi nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Khums, njoftoi se autoritetet lokale filluan të shtënat kur migrantët u përpoqën të shpëtonin nga pika e zbarkimit,” tha IOM në një deklaratë.

Reuters nuk mund të arrinte menjëherë në ministrinë e brendshme të Libisë për koment lidhur me ngjarjen e rëndë.

Libia e shkatërruar nga lufta është një rrugë kryesore për migrantët që kërkojnë të arrijnë në Evropë dhe tani ka rreth 654,000 prej tyre, shpesh që jetojnë në kushte të këqija me pak qasje në kujdesin shëndetësor.

Në muajt e fundit, qindra migrantë janë ndalur në det dhe anijet e tyre janë dërguar përsëri në Libi, megjithë rrezikun e dhunës atje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*