‘Presim presion të madh’/ Vuçiç paralajmëron njohjen e Kosovës: Nëse nënshkruaj pavarësinë, do marr…

Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur në lidhje me ndërrimin e administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fitoren e Joe Biden.

Vuçiç ka thënë se Serbia do të përballet me një presion të madh për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se ka pasur të drejtë kur ka thënë se Joe Biden s’do të jetë i favorshëm për Serbinë.

Përveç këtyre Vuçiq ka thënë se nëse si president i Serbisë pa përkrahjen e Qeverisë do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës atëherë do të merrte çmimin Nobel për Paqe dhe se do të ishte demokrati më i madh në botë.

Ai gjithashtu ka komentuar deklaratat e Madeleine Albirght, Eliot Engel e Daniel Serwer.

“Unë pres presion të madh kur vjen puna te Kosova. Do të luftojmë për të vërtetën, do t’ua themi njerëzve të vërtetën. S’do të them fjalë të këqija për Engelin, Albrightin, Serwerin. Le të flasin për mua. Është puna jonë të mbrojmë interesin dhe të bëhemi të sjellshëm”, ka theksuar më tutje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*