Pozitiv me Covid-19 dy ministra evropian/ Morën pjesë në një takim në Luksemburg  

Kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 Ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Belgjikës, pasi morën pjesë në një takim me kolegët nga Bashkimi Europian.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, të hënën, ministri austriak Alexander Schallenberg dhe ministrja belge, Sophie Wilmes u ulën krah për krah gjatë një mëngjesi të përbashkët në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

“Dyshohet se Schallenberg mund të jetë infektuar në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg të hënën,” tha një zëdhënës i ministrisë së tij në një deklaratë, duke shtuar se ai nuk kishte simptoma dhe ishte testuar si një masë rutinë.

Wilmes njoftoi të shtunën, një ditë pasi u vet-izolua për shkak të simptomave të COVID-19, se ajo doli pozitive.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ishte negativ në testimin e së premtes dhe nuk ishte në kontakt të ngushtë me Schallenberg, tha ministria e tij, ndërsa ministrja suedeze, Ann Linde do të punojë nga shtëpia derisa të marrë një rezultat negativ të testit, tha ministria e saj.

Disa ministra të tjerë të jashtëm, përfshirë Jean-Yves Le Drian të Francës dhe Arancha Gonzalez Layen të Spanjës, kanë dalë negativ në ditët e fundit.

Greku Nikos Dendias “testohet shumë shpesh në covid-19, duke pasur parasysh udhëtimet e shpeshta dhe është mirë”- tha një burim nga ministria Greke.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*